zoom

Bota

Gjeni çfarë! Tanimë qentë e stërvitur do të nuhasin… Covid-19

Katër qen të stërvitur do të përdoren për të ndihmuar në zbulimin e infektimeve Covid-19 te njerëzit, njoftoi Administrata Kombëtare e të Ardhurave.

Qentë, të përdorur normalisht nga ekipet speciale të administratës së të ardhurave për të nuhatur mallra kontrabandë dhe të paligjshëm, do t’i nënshtrohen një kursi trajnimi tetëjavor për të mësuar hundët e tyre me erën e COVID-19.

Projekti është një sipërmarrje e përbashkët e drejtuar nga Universiteti Wroclaw i Shkencave të Mjedisit dhe Jetës dhe studiues nga Shkolla Kombëtare Veterinare e Alfortit, Francë.