zoom

Aktualitet

Gjendet pas 5 ditësh kërkime, trupi i pajetë i minatorit në Bulqizë

Pas pesë ditë kërkimesh është gjetur trupi i pajetë i minatorit, Muharrem Plaku, i cili ishte bllokuar brenda një miniere në Bulqizë.

Mësohet se trupi i tij është gjetur në hapësirën e galerisë në një distancë rreth 450 metra në thellësi, i zënë poshtë nga materiali i shembur.

Kujtojmë se ngjarja u raportua rreth orës 12.00 të së mërkurës, kur pas shembjes së mineraleve, Muharrem Plaku mbeti i bllokuar brenda minierës.

Familjarët dhe kolegët e tij pritën me ankth dita ditës, por për fat të keq, nuk qe e mundur që Plaku të nxirrej i gjallë.