Aplikacion
Dyshohet se 75 vjeçari me iniciale I. T., ishte larguar nga shtëpia.
Në trupin e të moshuarit, sipas informacioneve paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.09.2024, rreth orës 09:45, në rrugën “Gjergj Legisi”, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë dyshohet i shtetasit I. T., 75 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.