zoom

Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në Tiranë, detajet e para

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mesditën e sotme në periferi të Tiranës. Policia njofton se në orën 09:45 në fshatin Balticë, njësia Vaqarr është gjetur një trup i dekompozuar i seksit mashkull.

Burime nga vendngjarja thanë se trupi i pajetë është i dekompozuar. Sakaq policia ka nisur hetimet për identikimin e zbardhjen e ngjarjes.

Policia pas njoftimit të marrë shkuar në vendngjarje dhe se pritet përgjigja e eskpertëve mbi shkakun dhe kohën se kur mund të ketë gjetur vdekjen viktima.

“Paraprake: Rreth orës 09:45, në fshatin Balticë, Njësia Administrative Vaqarr, është gjetur një kufomë e dekompozuar e seksit mashkull. Pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarët e rastit.