zoom

Aktualitet

Gjendet i vetëvarur në pemë 48-vjeçari/ Dyshimet

Një 48-vjeçar është gjetur i vetëvarur në një pemë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.15 në Kallm, në Durrës. Sipas policisë nga këqyrja paraprake që i është bërë 48-vjeçarit P.D, nuk janë identifikuar shenja dhune.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 10.05.2021, rreth orës 12:30, në lagjen Nr.15, në “Kallm”, është gjetur i vetëvarur​ në pemë, pa shenja jete shtetasi P.D., 48 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk evidentohen shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.