zoom

Aktualitet

Gjendet i vdekur 21-vjeçari në Lushnjë. Çfarë thotë policia

Një 21-vjeçar u gjet i pajetë këtë të premte në fshatin Çukas, në Lushnjë.

Trupi i të riut, sipas policisë, u gjet në një kanal me ujë, ky dyshohet se ai është vetëmbytur mbrëmjen e djeshme.

Pasi u zhduk për disa orë, djali i xhaxhait, 37 vjeç, denoncoi në polici se kishte humbur kontaktet me 21-vjeçarin.

Pas kërkimeve, ai u nxor i pajetë nga polumbarët nga kanali vaditës.

I riu, sipas familjarëve, vuante nga epilepsia.