zoom

Aktualitet

Gjendet i pajetë në banesë, dyshimet e para

Një person është gjetur i pajetë nga familjarë në banesën e tij në Sarandë këtë të Mërkurë.

Policia njoftoi se, rreth orës 05:30, në lagjen Nr.4, është gjetur pa shenja jete nga familjarët në banesën e tij, shtetasi K. H., 44 vjeç, përdorues i lëndës narkotike.

“Nga veprimet paraprake dyshohet se vdekja është shkaktuar nga overdoza. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shtuan të njëjtat burime.