zoom

Aktualitet

Gjendet i mbytur në rezervuar 33-vjeçari

Një 33-vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuar në fshatin Kagjinas të Kolonjës.

I riu nga fshati Borovë ishte larguar nga banesa mbrëmjen e së dielës.

Nga deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune sipas verifikimeve paraprake.

Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e sotëm, në rezervuarin e fshatit Kagjinas, Kolonjë, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi E. B., 33 vjeç, banues në fshatin Borovë, Kolonjë.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa e tij, mbrëmjen e djeshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.