zoom

Aktualitet

Gjendet e pajetë 43-vjeçarja në Tiranë, reagon policia

Një 43-vjeçare u gjet pa shenja jete mëngjesin e kësaj të diele në Shkozë të Tiranës.

Pasi u njoftua nga banorët, policia mbërriti në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme dhe për të zbardhur se për çfarë bëhet fjalë.

Nga këqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune në trupin e 43-vjeçares, ndaj dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.