Aplikacion
Në fjalën e tij në Parlament, foli për buxhetin e vitit 2024 dhe mënyrën se si po shpërdorohen taksat e shqiptarëve dhe paratë publike.
Gjekmarkaj theksoi se “buxheti ka rënë në duar kasapësh”, të disa personave që ndajnë paratë me njëri-tjetrin. Ai shtoi sae qindra miliona euro kanë ndryshuar destinacion.
Gjekmarkaj vlerësoi se është një turp i madh, që vendi po braktiset në mënyrë masive.
“Qindra e miliona euro sot ndryshuan destinacion. Qytetarët po braktisin masivisht vendin. Çmimet janë rritur e kanë shkuar në qiell.
Ky buxhet ka rënë në duar kasapësh, duke qenë në duar të pak njerëzve. Nuk e di se kush mund të durojë dot kaq shumë dokrra me kaq shumë intensitet”, u shpreh Gjekmarkaj ndër të tjera. /ZOOM.AL/