Aplikacion
Gjatë dy dekadave të fundit, prezantuesja 64-vjeçare e emisionit, Ellen DeGeneres ka intervistuar njerëzit më të famshëm në botë dhe ka argëtuar miliona anembanë globit.
Përpara skandalit në vendin e punës, Ellen 64 vjeç ishte një nga personalitetet më të njohura në TV amerikan, e njohur për personazhin e saj në ekran dhe moton “të jesh i sjellshëm”, shpesh duke marrë pjesë në dhurata bujare ose akte bamirësie.
Por në vitin 2020, u shfaqën pretendimet për një kulturë toksike të punës. YouTuber-ja Nikkie de Jager, ishte një nga njerëzit e parë që foli për DeGeneres duke e quajtur atë “të ftohtë dhe të largët”.
Nikkie tha se paraqitja e saj në “The Ellen Show” e la tepër të zhgënjyer pasi ajo ishte fanse e Ellen.
Ndërsa, saktësia e Tweet-eve është e pamundur të verifikohet, raportet përfshinin punonjës aktualë dhe ish-punonjës të cilët u ankuan për ngacmime të supozuara në prapaskenë, duke nxitur një hetim të brendshëm të shfaqjes nga Warner Bros.
Në vitin 2020 u raportua se ekipi televiziv i Ellen ishte ankuar për uljen e pagave dhe komunikimin e dobët. Pothuajse të gjithë anëtarët e ekuipazhit u paralajmëruan për një ulje të pagës me 60%, ndërsa shfaqja vazhdoi të transmetohej nga shtëpia e Ellen gjatë bllokimit.
Pas një hetimi, Warner Bros bëri ndryshime në personel pas hetimit mbi pretendimet për një mjedis pune toksik në Ellen DeGeneres Show.
Pas gjithë kësaj Ellen kërkoi falje: “Ditën e parë të shfaqjes sonë, u thashë të gjithëve në takimin tonë të parë se Shfaqja e “Ellen DeGeneres” do të ishte një vend lumturie, askush nuk do ta ngrinte kurrë zërin dhe të gjithë do të trajtoheshin me respekt./L.K
/Zoom.al
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt! Çfarë dihet për krimin makabër, autorët ende pa aktakuzë