zoom

Sport

Giroud i habitur nga Benzema: E turpshme t’i thuash lamtumirë kombëtares në këtë mënyër!

Olivier Giroud, i cili është grumbulluar me Francën për dy takimet ndaj Holandës dhe Irlandës, foli për lamtumirën e Karim Benzema me kombëtaren franceze, duke mos u pajtuar me vendimin e sulmuesit të Real Madrid.

Tërheqja e Benzema – “Mendoj se është turp ta mbyllesh kështu me Kombëtaren. Ishte zgjedhja e tij dhe ne nuk mund ta vendosim veten në vendin e tij. Unë e respektoj atë për gjithçka që ka bërë për Francën, për klubin e tij aktual dhe atë që ka bërë në gjithë karrierën e tij. Do të kisha dashur një fund tjetër, por është vendimi i tij dhe e respektoj. Duhet të ketë dëgjuar që historia e tij me kombëtaren ka mbaruar”.

Përplasja e Karim me Deschamps – “Nuk më intereson, nuk dua të komentoj këtë pjesë. Sido që të jetë, është e sigurt që ishim të trishtuar që e pamë të largohej kështu para Kupës së Botës, duke e ditur se do të ishte pjesëmarrja e tij e fundit”, tha golashënuesi më i mirë në historinë e Francës. /zoom.al/