zoom

Slider

Georgina dhe Ronaldo nuk janë më bashkë? Flasin miqtë: Së shpejti do të njoftojnë ndarjen

Gjithnjë e më shumë po shtohen zërat se Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodrigues nuk janë më bashkë.

Një shkrim i medias portugeze “Gente” ditët e fundit të bën të mendosh që e vërteta është kështu.

Shkrimi përmban edhe një intervistë me Leo Caeiro, miku i nënës së Ronaldos, Dolores Aveiro, i cili pohon se çifti nuk është më bashkë.

“Besoj se Cristiano do ta shpallë së shpejti ndarjen dhe do të kërkojë respekt. Jam absolutisht i sigurt”, thotë ai.

Sipas tij, ndarja erdhi prej qëndrimeve gjithnjë e më egocentrike të Georginas. Për pasojë, ylli portugez është zhgënyer nga partnerja e tij.

“Georgina nisi të mburrej shumë, filloi të fokusohej vetëm te vetja dhe harroi se aty ishte një Ronaldo. Cristiano është një person krejt tjetër dhe ka një përplasje të madhe mes të dyve. Ato janë personalitete krejtësisht të ndryshme. Georgina në fillim ishte një person i ndjeshëm, por me kalimin e kohës papritur u bë një person që jeton vetëm për para, famë dhe video në Instagram”, shton më tej Leo Caeiro.

Madje, sipas tii, Georgina nuk shkon mirë as me nënën e Ronaldos, një tjetër arsye e fortë që e ka çuar çiftin drejt ndarjes.