zoom

Stil

George Clooney bën gjithë punët e shtëpisë përveç diçkaje që s’i lejohet

George Clooney dhe Amal Clooney mund të jenë çift idhull për shumë nga ju, por brenda shtëpisë janë thjesht një çift i martuar dhe prindër të dy fëmijëve. Si i tillë, Clooney përfshihet në punë nga më të ndryshmet në shërbim të binjakëve, përfshi këtu dhe prerjen e flokëve të djalit.

Siç e dëgjuat, aktori i pret dhe stilon vetë flokët e tij dhe të të birit Alexander, por s’do guxonte kurrë të prekte një fije floku të së bijës, Ella. Cila është arsyeja? Thjesht nuk i lejohet.

“Djalit ja pres unë flokët, edhe flokët e mia i pres vetë. I kam prerë gjithmonë dhe tani janë si kashtë, por s’do guxoja kurrë t’i prisja flokët vajzës. Do futesha në telashe të mëdha po ta bëja. Nëse ja pres keq tim biri, do t’i rriten shpejt dhe problemi zgjidhet, por gruaja ime do të më vriste nëse prek flokët e Ella-s.”

George Clooney bën gjithë punët e shtëpisë

Në fakt, nëse flokët e së bijës janë si Amal nuk është surprizë që kjo e fundit të jetë fanatike në mbrojtjen e tyre, aq më tepër të priten nga një jo-profesionist si George.

Pavarësisht se nuk i lejohet të prekë flokët e vajzës, ylli i filmave ka marrëdhënie fantastike me punët e shtëpisë.

“Po ju tregoj çfarë më është kthyer në hobi. Dy-tre lavatriçe çdo ditë dhe enët gjatë gjithë ditës!”- vazhdoi Clooney, duke përshkruar shkurt ditët e tij të karantinës.

Dushi i fëmijëve, enët e palara dhe lavatriçet nuk duan të dinë për Hollyëood-in dhe as për famën marramendëse, pavarësisht se e dimë që shumë prej jush do jepnin gjithçka të shihnin Clooney duke larë një mal me pjata.