zoom

Të gjitha

Geljani i kthehet Sarës: Rri në distancë se jam i lidhur

Në puntatën e sotme të Për’puthen është transmetuar takimi i parë mes Sarës dhe Geljanit.

Gjithçka përfundoi shpejt pasi Sara vuri re një shenjë në qafën e Geljanit dhe e konsideroi si mungesë respekti, ndaj zgjodhi të largohej nga takimi.

“S’do të dalë në takim, të mos dali. Po mos të më bëjë mua skena. Po të ishte e thithur, nuk do e nxirrja qafën kështu, e fshihja. Ka ardhur me qëllime të qarta, me mua nuk ecën. Me djemtë e tjerë të bëjë çfarë të dojë”, tha Geljani pas largimit të Sarës.

Ndërsa në fillim të takimit, kur nuk e dinin se po xhirohej, Geljani i tha: “Rri në distancë se jam i lidhur”, për të cilën tha në studio se ishte thjesht një batutë e përdorur për momentin.