zoom

Slider

Gazetarja goxhdon Gjozën: Si ka mundësi që peshëngritësit dalin pozitivë sa herë ti je në krye?

Durrësi do të mirëpres Kampionatin Europian të Peshëngritjes për të Rinjë dhe U23 që do të zhvillohet midis 13 dhe 25 tetorit 2022 në pallatin e sport “Ramazan Njala”.

Pas takimit në Bashkinë e Durrësit, me kryebashkiaken Emiriana Sako, presidenti Elez Gjoza u pyet nga gazetarët për aktivitetin, por një pyetje e fortë e gozhdoi atë. Gazetarja e Syri TV, e pyeti Gjozën se si ka mundësi që sa herë është ai në krye të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, gjithmonë sportistët dalin pozitiv me doping.

Lidhur me këtë të vërtetë, Gjoza tha: “Dopingu është një fenomen botëror, nuk është shqiptar. Nuk është e vërtetë që sportistët dalin me doping sa herë jam unë president, ka ndodhur edhe në të kaluarën. Kjo është përgjegjësi e sportistëve, të cilët duan të marrin diçka të pamerituar. Të gjithë sportistët që janë stërvitur në Greqi kanë rezultar pozitiv me doping dhe me të njëjtën substancë. Ne do të përjashtojmë përjet Evangjelia Velin dhe trajnerin e saj në rast se konfirmohet që ata dalin pozitive edhe në testin B për doping”.

Lidhur me organizimin, kryebashkiakia Emiriana Sako, priti në një takim, presidentin e Federatës Europiane të Peshëngrijtes, Antonio Conflitti, kreun e FSHP-së, Elez Gjozën, shefin e Klubit Shumëspotësh Teuta, Kreshnik Lekën, si dhe zyrtarë të tjerë të shtangës, ndërsa u garnatoi se do të merret të gjitha masat për mbarëvajtjen e turneut. /zoom.al/