zoom

Aktualitet

Gazetari bën deklaratën e fortë: Anila Basha është kapur duke vjedhur fondet publike!

Gazetari investigativ Adriatik Doçi, nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale ka denoncuar atë që e cilëson si kapje e përfaqësuesve të medias në përfitimin pa kriter të fondeve publike.

Doçi akuzon pikërisht gazetaren Anila Basha, e cila aktualisht drejton portalin Newsbomb, ku sipas tij, ajo është këshilltare për median e kryebashkiakut të Elbasanit, Llatja, por që edhe më parë ka qenë e punësuar nga Qazim Sejdini.

Ndërsa caktimi i këshilltarëve të medias mund të jetë një domen i drejtuesve lokalë, akuzat ndaj gazetares Basha lidhen me faktin se përfitimit të parave nga një kompani publike.

Dhe këtu bëhet fjalë për kompaninë më të madhe shtetërore të naftës, Albpetrolin.

“Natyrisht që do të ketë tejkalim plani, sukses dhe vetëm arritje në fushën e naftës! Edhe një kontratë tjetër për t’i dhënë paratë publike Anila Bashës dhe nafta do të përmbytë Tiranën! Anila Basha, e cila është e punësuar në Bashkinë e Elbasanit për të këshilluar kryetarin në distancë, ka një portal periferik të dorës së tretë. Pyetja që SPAK duhet t’i bëjë ish kryetarit të Albpetrol Baftjar Zeqajt dhe kryetarit aktual Flamur Mato është se cilat janë kriteret, arsyetimi dhe procedura ligjore për të ndarë paratë publike me Anila Bashën! Pse portalin e Anilës dhe jo një portal tjetër?! Ta lëmë gazetarinë dhe misionin e saj! Gazetarisë Anila Basha i ka bërë naftën me kohë. Çështja është se Anila Basha dhe Baftjar Zeqaj janë kapur duke na vjedhur. Po na vjedhin paratë me kontrata klienteliste. Dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut. Nuk mban rastësisht titullin ‘llumi, i llumit, të llumit’ të gazetarisë shqiptare”, shkruan Doçi.

Sa i përket denoncimit të qenies si këshilltare në një pagë të majme të caktuar në bashkinë e Elbasanit, ai pretendon se është caktuar pa konkurs. Sipas tij, ajo ka qenë këshilltare që nga koha kur ky institucion drejtohej nga Qazim Sejdini.

“Dhe jo pagë dosido, por të kategorisë III A/1, me vlerë rreth 700 mijë lekë në muaj, më të lartë se paga e kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, meqenëse edhe është ankuar. Se çfarë këshillash i ka dhënë Anila Basha fillimisht Qazim Sejdinit dhe tashmë Llatjes kjo nuk dihet, por ndoshta, kur takohen rastësisht, rrëkëllejnë ndonjë dopio raki bashkë! Për ndonjë koleg që i ka merak të drejtat e grave dhe kërkon fakte mbështetëse, kjo është një pjesë e përgjigjes zyrtare të Bashkisë së Elbasanit: “Anila Basha kryen detyrën e këshilltares së kryetarit për marrëdhëniet me median dhe shtypin në baze të kërkesave e detyrave që i ngarkon direkt kryetari i bashkisë…”, shkruan Doçi.