zoom

Blog

Garderoba e pluhurosur e nostalgjisë enveriste së Luljeta Bozos

Garderoba e pluhurosur e nostalgjisë enveriste, mis Luljeta Bozo, na vuri në balancë të mirat dhe të këqijat e regjimit të lugatit Enver Hoxha. Dhe për këtë relikte të rekuizitës staliniste regjimi komunist kishte më shumë të mira.
Nuk e di si do përgjigjej kjo 81 vjeçare nëse shorti do t’i shtinte për pjesë njërëz të pushkatuar në familje, të dënuar politikë dhe familjen të internuar në Tepelenë apo baltrave të Myzeqesë.

Megjithatë 1 të mirë e ka pasur ai regjim dhe ne po ia themi mis Bozos:
– E vetmja gje pozitive gjate regjimit të diktatorit Hoxha ka qenë renia e reshjeve (shira të larmishëm, borëra, bryma e breshëri) si dhe ndërrimi i pandalshëm i stinëve. Çdo gjë tjetër u gjymtua. Madje dhe natyra!

P.S: në vendet ish-komuniste të BE ekziston një ligj për ndjekje penale jo vetëm për ata që e lavdërojnë, por dhe për ata që e vënë në dyshim natyrën kriminale të diktaturës komuniste.