zoom

Politikë

Gara në PD, Shehaj: Na duhet një vizion që sheh nga e ardhmja

Agron Shehaj, i cili kandidon për kreun e PD, në zgjedhjet e 13 qershorit, ka vijuar takimet me demokratët e Njësisë 7 në Tiranë.

Shehaj theksoi se në këtë njësi, PD arriti rezultatin më të mirë që kjo parti ka marrë historikisht në këtë zonë, duke i rritur me 55% votat në krahasim me vitin 2017.

“Ajo që është më e rëndësishme është se ne treguam se votat fitohen me vizion, me një fushatë që ngjall frymëzim, që ngjall besim tek e ardhmja.

PD ka nevojë për këtë vizion që sheh nga e ardhmja dhe që e bën Partinë Demokratike të besueshme tek të gjithë njerëzit.

Prandaj demokratët duhet të votojnë ndryshimin më 13 qershor, që Partia Demokratike të bëhet përsëri #PartiaQëFiton”, thekson Shehaj.