zoom

Ekonomi

Gabimi me përllogaritjen e koeficentit që pezulloi rritjen e pagave nga qeveria

Qeveria ngriu rritjen e pagave për administratën për muajin maj. Shkak zyrtar sipas ministres së Financave ishin vonesat për zbardhjen e 8 vendimeve. Ky mund të bëjë një precedent në historinë e shtetit shqiptar, kur një vendim i miratuar në parlament me propozim të qeverisë nuk gjen ende propozim konkret.

“Duke marrë në konsideratë këtu që disa prej institucioneve në fakt titullarët e institucioneve që preken nga ligji i cili kaloi në Parlament mund të aplikoheshin pagat, ne vendosëm që pagat në tërësi të kalojnë siç kanë qenë në muajin Maj dhe ndërkohë ne me zbardhjen e vendimeve do instruktojmë për dokumentacionin e nevojshëm me qëllim që shtesat mbi pagë të aplikohen qoftë për muajin Prill qoftë për muajin Maj”, tha Ibrahimaj.

Çështja e pagave sipas burimeve mësohet se është diskutuar në mbledhjen më të fundit të qeverisë, për faktin se një pjesë e punonjësve të administratës janë ankuar se llogaritjen e koeficenteve dhe ripërcaktimin e grupeve të kategorive iu janë ulur. Një punonjësi i i nivelit të ulët me llogaritjen e re, p.sh merr më shumë se një drejtor në Kuvendin e Shqipërisë.

Pikërisht llogaritja gabim i koeficentëvë ka detyruar ministrinë e Financave që për rritjen e pagave të 130 mijë punonjësve të administratës të nxjerrë një udhëzim të posaçëm për institucionet.