zoom

Politikë

Fushata elektorale nis zyrtarisht sot! Si do të veprohet me masat kufizuese?

Sot (25 mars) nis zyrtarisht muaji i fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Dy partitë më të mëdha në vend, PD dhe PS do të hapin pasditen e sotme fushatën duke iu përshtatur kushteve të krijuara nga pandemia.

Si do të veprohet?

Komiteti i Ekspertëve njoftoi dje (24 mars) se masat aktuale do të mbeten në fuqi edhe për dy javë të tjera, që do të thotë se grumbullimet vijojnë të jenë të ndaluara.

Ashtu si është bërë e ditur, hapjen e fushatës do ta organizojë Partia Demokratike e para. Ata do të pozicionohen në sheshin “Nënë Tereza” ndërsa hapja do të nis në orën 17:00. Nga ana tjetër, një orë më vonë, 18:00 Partia Socialiste do të mbajë fjalën e saj pranë sheshit “Skënderbej”.

Të gjitha aktivitetet e fushatës elektorale pritet të zhvillohen duke ruajtur distancën fizike dhe duke shmangur plotësisht grumbullimet me më shumë se 10 persona. Të paktën edhe për dy javë të tjera (deri në 7 prill) nuk do të lejohen tubimet dhe mitingjet.