zoom

Lajme

Fundjavë e shkëlqyer për legjionarët, vlerësime maksimale për Cikalleshin dhe Uzunin

Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.

Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.

Në vendin e parë renditet, Sokol Cikalleshi me notën 8.3 pasi realizoi dy gola me Koniasporin kundër Adana Demirspor. https://www.sofascore.com/player/sokol-cikalleshi/81138

Myrto Uzuni pozicionohet në vendin e dytë. Sulmuesi kuqezi shënoi dygolësh kundër Real Sociedadit. Me notën 7.8 është vlerësuar Lindon Selahi pasi shkëlqeu në fitoren e Rijekës.

Vendi i katërt shkon për Albion Ademin me notën 7.7. Top 5-shja plotësohet nga Keidi Bare. Një paraqitje të mirë bëri edhe Berat Gjimshiti ndaj Juventusit, teksa Atalanta mori një barazim 2-2 dhe një pikë me vlera në Torino mbrëmjen e djeshme. Nuk ishte më pak as paraqitja e Manajt me Sivasspor, duke shënuar një supergol nga goditja e dënimit të shtunën. /ZOOM.AL/