Aplikacion
Interesimi për të parë live përfaqësuesen kuqezi është shumë i lartë, pasi deri të mërkurën në mesditë janë shitur afro 11 mijë e 500 bileta, lajm ky i konfirmuar nga drejtuesit e FSHF-së.
Numri pritet të rritet ndjeshëm deri ditën e premte, kur do të luhet edhe miqësorja me Kilin. Ndërkohë, Sylvinho dhe legjionarët kuqezi vijojnë përgatitjen në “Shtëpinë e Futbollit”, në Tiranë.
Atmosfera është shumë pozitive, ndërsa stafi teknik ka punuar edhe individualisht më lojtarë të caktuar si Broja. Të gjithë lojtarët janë në gatshëm për këtë miqësore, përfshi këtu edhe Uzunin i cili një ditë më parë zhvilloi stërvitje të diferencuar.
Shqipëria do të përballet me Kilin të premten në Itali, në orën 20:45, në kuadër të një ndeshje miqësore. Edhe sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja ka ftuar tifozët që të mbështesin skuadrën në “Ennio Tardini”.
“Përshëndetje të gjithë tifozëve shqiptarë, ju pres të premten në Parma për ndeshjen Shqipëri – Kili. Forca Shqipëria”, thotë Broja. Kjo nuk është miqësorja e vetme për muajin mars, pasi 3 ditë më vonë luajmë ndaj Suedisë. /ZOOM.AL/
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës