Aplikacion
Vila sekrete Casa Winter në Fuerteventura besohet se ka qenë gjithashtu një qendër koordinimi për nëndetëset gjermane dhe sulmet e tyre ndaj luftanijeve Aleate në oqeanin Atlantik. Në të shihet një dhomë me pllaka të bardha që duket si një sallë operacioni, që mund të jetë përdorur për operacionet plastike, thotë rezidenti vendas Pedro Fumero. Në dokumentarin me titull “Baza Sekrete Naziste”, ai tregon sesi të afërmit e tij kanë ndihmuar në ndërtimin e vilës bregdetare në formë kështjelle. Fumero thotë:
Fumero thotë më tej: “Shtëpia ka një bunker, qeli burgu, tryezë autopsie dhe furra në stil krematoriumi. Ndërsa muret janë aq të trashë sa që mund të durojnë çdo impakt”.
Prona misterioze është ndërtuar nga Gustav Winter, një inxhinier gjerman që u bë i pasur në ndërtimin e centraleve elektrikë në Argjentinë dhe vende të tjera. Kujtojmë se historianët thonë se Hitleri ka vrarë veten kur u rrethua nga Aleatët në bunkerin e tij në 1945.
Akuzohen se abuzuan seksualisht me 31-vjeçarin e sëmurë, Gjykata jep masat e arrestit për 2 rojet