zoom

Blog

“Frika nuk sjell ndryshim“

 Nga Arlind Hoxha

Jetojmë në kohë zymta ku gjithçka është një mirazh i paqartë, pa ngjyra, pa ndjenja, pa moral dhe ku hienat e kësaj kohe përfitojnë nga pushteti i dhënë e tentojnë të imponojnë me cdo formë në mendjen tonë dështimet e tyre si suksese.

Po të bëjmë një rezume të realitetit që po jetojmë pa e zbukuruar me propagandë as me militantizëm po vetëm me doza realizmi do vëm re fillimin e një degradimi të shoqërisë, politikës si dhe të institucioneve . Fatkeqësisht njerëz të paditur janë ngritur në piedestal që në rastin më të mirë janë thjesht analfabet të pashkollë e në rastin më të zakonshëm kriminelë me pistoleta në brez, me tribale që erdhen nga rruga e errët dhe veshën kollaret e zunë vendet deri në parlament në drejtora e në biznezmenë tenderash.

Ky është ekuacioni që na servir shteti për ta “zgjidhur” e për ti “ zgjedhur” dhe i promovon si vlera të shoqërisë e si shpëtimtarë të kombit e kur promovimi demaskohet nga e shkuara e tyre hyn në lojë forca dhe imponimi nëpërmjet frikës Injoranca çon në frikë, frika çon në urrejtje dhe urrejtja çon në dhunë.

Ky është ekuacioni që populli i servir shtetit kur eklipsohen intelektualët e nëpërkëmben ligjet . Në një vend ku nuk ka institucione, ku ka humbur besimi tek sovrani, ku terrorri është dicka normale, e ku populli nuk është i sigurtë ai vend ështe thjeshtë një parajsë për grabiqarë, hiena, shvatës, njerëz pa moral që nuk njohin as shtet as ligj as burrëri Dikush ka frikë të jetojë pasi nuk ka ushqim për të nesërmen! Dikush ka frikë të flas pasi flaket nga vendi i punës! Dikush ka frikë të arsimohet pasi nuk ka meritokraci! Dikush ka frikë të dal në rrugë pasi mund të vritet! Dikush ka frikë të trokas në institucione pasi kërkojnë rryshfet! Dikush ka frikë të shkoj në spital pasi nuk ka shërbim Dikush ka frikë të kerkojë të drejtat pasi ngelet me dekada dyerve të gjykatave! Dikush ka frikë të protestoj pasi mund të merret zvarre si kriminel! Dikush ka frikë të bëj biznes pasi është më e lartë taksa se fitimi! Dikush ka frikë të dalë pa maskë se të vret policia! Dikush ka frikë të investojë në buqësi pasi nuk ka treg shitje për mallin! Dikush ka frikë të denoncojë pasi shteti dhe krimi shpeshherë janë në të njëjtën anë! Dikush ka frikë të votojë atë që do pasi vota ende nuk është e lirë! Në një shtet të kapur nga “pushtetarët” ku të gjithë kanë frikë në një formë a një mënyrë dhe të gjithë imponohen nga kjo frikë ndryshimi është ende larg, po revolta dhe zemërimi shtohet dhe akumolohet cdo ditë e më shumë nga brenda secilit nga ne.

Sot ne kemi luftën me veten për të vrarë frikën për të hapur sytë drejt të ardhmes dhe për të mposhtur njëher e mirë të keqen që ka shtrir tentakulat dhe po rrënjoset cdo ditë e më shumë në jetët tona. Po të kthehemi në retrospektivë për të gjetur fajtorët jemi ne fajtorë e jo ata pasi detyra jonë si patriotë është ti ndalin e detyra e tyre të zhvasin. Ishim ne që nuk reaguam ose me sakte nuk guxuam të ndalnim “katrahurën” që na shfaqej para syve po vendosëm ti votbesonim vendosem tu japim mundesinë që ata të bënin eksperiment mbi ne si të ishim kavje laboratori Frika nuk sjell ndryshim, Guximi është vendim dhe le të vendosim fatet e së ardhmes tonë sot për të mos qen shumë vonë nesër “Asnjëherë mos lejoni që frika për të ecur përpara t’ju zërë rrugën.”