Aplikacion
Nga qelia, Beleri e konsideroi seancën e sotme vendimtare për procesin e tij gjyqësor një parodi e ngritur sipas tij, mbi prova të munguara dhe dokumente të falsifikuara.
Fredi Beleri shtroi një pyetje për ndërkombëtarët e SHBA-BE, të investuar për reformën në drejtësi në vendin tonë: A është kjo drejtësia që ata dëshirojnë për ne?
Sipas Belerit, ai u ďënua vetëm sepse po dilte kundër vullnetit politik të Edi Ramës.
Reagimi i Fredi Belerit:
Seanca e sotme ishte një parodi. Me dëshmi penaliteti të falsifikuar, pa prova, pa asnjë dëshmitar tjetër veç atij të paguar nga policia, me gjyqtare “të emëruar”, brenda një kafazi prej xhami, duke mos patur mundësinë e komunikimit me avokatin, sot, gjykata shqiptare më dënoi me dy vite burgim.
Krimi që kam kryer është se ne, himariotët, kërkojmë të jemi zotër të tokave tona stërgjyshore. Krimi i kryer nga unë është se bashkëqytetarët e mi himariotë më zgjodhën kryetar bashkie, duke dalë kundër planeve të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
SHBA dhe BE, kjo është drejtësia që ju dëshironi për ne?
Gjyqtarëve po u lë komentet e popullit shqiptar.
Unë do të vazhdoj përpjekjet e mia për Drejtësi dhe Demokraci, në emër të bashkëqytetarëve të mi. Herët a vonë, unë do ta gjej drejtësinë.