zoom

Aktualitet

Fqinjët kishin 3 muaj që s’e shihnin/ Korçë, gjendet i vdekur në banesë 70-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Korçës. Një shtetas rreth 70 vjeç, i quajtur Vangjush Prodani është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Nga informacionet paraprake ai prej 3 muajsh nuk ka patur kontakte me familjarët, pasi jetonte i vetëm në banesë. Ndërkohë që nuk është parë as nga banorët e lagjes për këtë periudhë kohore, çka sjell dyshime se 70-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë 3 muaj më parë.

Viktima jetonte i vetëm në banesë, pasi ka qenë i divorcuar nga bashkëshortja dhe fëmijët jetojnë jashtë shtetit. Sipas banorëve të zonës thuhet se ishte përdorues i pijeve alkoolike. Megjithatë pritet të kryhet ekspertiza për të bërë të qarta rrethanat e ngjarjes së rëndë dhe për të përcaktuar kohën që viktima ka qenë në banesë kur ka ndërruar jetë.