zoom

Aktualitet

FOTOT/ Kryeqyteti që duam? Bashkia e Tiranës nuk heq dot plehrat para zyrës së saj…!

Kryeqyteti shqiptar jo vetëm është i mbytur nga ajri prej ndotjes industriale, gazit dhe pluhurit, por edhe nga toka, prej plehrave që lihen vend e pavend. Teksa në këto ditë të nxehta bëhen edhe rrezik për sëmundje përveç erës së keqe.

Këto pamje në foto gjenden vetëm 100 metra larg zyrës së kryebashkiakut Erjon Veliaj, me institucionin e tij jo vetëm të mbytur në skandale korrupsioni si dosja “5 D”, por edhe nga mbeturinat vend e pavend.

Por edhe pse Tirana promovohet nga kryebashkiaku si qyteti më i pastër, ku investohen miliona euro për mirëmbajtje e pastrim, madje paguhen edhe taksa qytetarësh, duket se nuk kanë fuqinë dhe dëshirën për të larguar plehrat shumë pranë zyrës.

Ky grumbull mbeturinash në zemër të kryeqytetit tregon për rrëmujën institucionale të Bashkisë së Tiranës, që si duket me aparatin e saj të rrogtarëve kujdesen më shumë për “makiazhin” e kryetarit, sesa për plehrat afër derës së godinës. /ZOOM.AL/