zoom

Aktualitet

FOTOT/ Krimi në Kosovë, ky është polici që vrau dje në dasmën e Ferizajt

Janë publikuar fotot e autorit të krimit, Festim Ramadani dhe viktimës, Sadri Sadriu në Kosovë.

Krimi i rëndë ndodhi gjatë një dasme në fshatin Bibaj në Ferizaj, ku polici qëlloi për vdekje me armë bashkëshortin e tezes së tij. Njëkohësisht mësohet se viktima është edhe xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ende mbetet mister arsyeja e vrasjes së Sadri Sadriut jashtë restorantit ku po zhvillohej dasma.

Viktima

Autori

Efektivi raportohet se ishte jashtë orarit zyrtar në momentin kur e kreu krimin dhe pas vrasjes është vetëdorëzuar në polici.

Gjithashtu është arrestuar edhe një person tjetër, të cilit iu është caktuar edhe masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Personi i ndaluar ngarkohet me veprën, bashkëkryerje në veprën penale vrasje e rëndë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës./ Zoom.al