zoom

Bota

(FOTOT) I bëri “TWERK” kolegut të martuar/ Policja shqiptare godet sërish në New York

Policja shqiptare në New York, Vera Mekuli që u pezullua nga puna për shkak të një kërcimi sensual një vit më parë, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.

Shqiptarja bëri bujë në fund të vitit të kaluar pas një videoje që bëri xhiron e internetit ku shihej duke bërë twerk përpara kolegut të saj.

Së fundmi, ajo ka “goditur” sërish. Mekuli ka ndarë në Instagram disa foto provokuese, e veshur si Harley Quinn teksa ka pozuar pranë një Subaru WRX STI.

“Problemi nuk dukej kurrë kaq mirë”, ka shkruar ajo. Fotot e saj provokuese janë realizuar pak kohë më parë dhe kanë marrë komente të shumta.