zoom

Stil

Fotot e Don Xhonit dhe Era Istrefit në aeroport ngrenë disa pikëpyetje te fansat

Të gjithë jemi fiksuar dhe e kemi mësuar përmendësh hitin e Era Istrefit dhe Don Xhonit. Dyshja u fotografuan bashkë para publikimit të këngës dhe afrimiteti i tyre krijoi dyshime se mes tyre mund të ketë diçka.

Mirëpo, më pas ata sollën duetin dhe lanë të kuptohet se mes tyre nuk ka asgjë romantike.

Sakaq, dy artistët janë fotografuar së fundmi në aeroport së bashku dhe fotot e tyre po bëjnë xhiron e rrjetit. Ata shihen shumë të afërt dhe të përqafuar duke bërë ndjekësit e tyre të kenë disa pikëpyetje.