zoom

Bota

Fotoja përlot botën! Babai i gjymtuar sirian dhe djali i tij

Fotografi turk Mehmet Aslan fitoi çmimin “Fotoja e Vitit” në ceremoninë vjetore Siena International Photo Awards 2021 të shtunën me një foto të një refugjati sirian dhe djalit të tij.

Fotoja tregon babanë, i cili ka humbur njërën këmbë, duke mbajtur lart djalin e tij Mustafa, i cili ka lindur pa gjymtyrë.

Fotoja është realizuar në provincën Hatay, në kufirin turko-sirian, e cila përshkruan një moment lumturie mes babait dhe djalit të tij.