zoom

Slider

Fotografia që ngjall shpresë! U shemb në tokë në fushë, Eriksen zgjohet pas humbjes së ndjenjave

Një ngjarje e frikshme e përfshiu “Euro 2020” disa minuta më parë. Në fund të pjesës së parë të ndeshjes Danimarkë-Finlandë, e para e Grupit B, Christian Eriksen humbi ndjenjat teksa po luante në fushë.

Teksa ndeshja u ndërpre menjëherë, tifozët dhe futbollistët u përlotën duke pritur me ankth zhvillimet e mëtejshme.

Një fotografi e shkrepur pak pasi i riu ra në tokë tregon se për fat të mirë është zgjuar. Pritet të shihet se si do të shkojë më tej gjendja e tij, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.