zoom

Politikë

FOTO/ “Zhavorr elektoral”, banorët bllokojnë njerëzit e Veliajt dhe Ballukut

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demoktratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar se po hidhet “zhavorr elektoral” në rrugët e kryeqytetit.

Këlliçi thekson se banorët në rrugën “Thoma Koxhaj” kanë ndaluar punimet.

Denoncimi i Këlliçit

“Zhavorr elektoral në rrugën “Thoma Koxhaj”, pranë pallateve Bruçi në Kashar.

Banorët kanë ndaluar punimet farsë sepse nuk hidhet zhavorr pa bërë fillimisht kanalizimet e ujërave të zeza.

Grupi i Ballukut është parë aty duke ndjekur nga afër situatën. Automjeti i një prej drejtorëve të OSHEE-së ishte gjithashtu stacionuar aty.

Ata që mashtruan këto 8 vjet nuk e kanë për gjë të vazhdojnë edhe për 25 ditë. Zhavorri elektoral nuk e mbulon dot parazitizmin e tyre 8-vjeçar.

Përballjes me qytetarët më 25 prill nuk do i shpëtojnë dot!”.