zoom

Slider

Foto-Video/ Tym e flakë në “Air Albania”! Derbi nis zjarr, raste në të dyja portat, mungon vetëm goli

Stadiumi “Air Albania” pret sot derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, një sfidë shumë e rëndësishme për renditjen e kampionatit, por sidomos për prestigjin për të dy skuadrat.

Ato vijnë në pozita të ndryshme dhe në situata të ndryshme. Nga njëra anë, trajneri Shehi ka patur luksin të zgjedhë mes të gjithë lojtarëve, pasi nuk ka mungesa për këtë duel, ku kërkon të konfirmojë përsëri ekipin e tij si kryesues në renditje.
Ndërsa nga ana tjetër, Daja ka improvizuar mes mungesave të shumë lojtarëve të rëndësishëm për dëmtime, duke ndryshuar thuajse në çdo repart skuadrën e tij për këtë ndeshje.

Derbi ka nisur me trazira, ku siç shihet nga pamjet, tifozët kanë ndezur tymues e flakadanë, duke krijuar një situatë aspak normale në stadium me flakë e tym. Kjo ka bërë që ndeshja të ndërpritet vetëm për dy minuta, për të rinisur sërish, ku nuk kanë munguar rastet në të dyja portat, por deri tani pa gol.

LIVE TIRANA-PARTIZANI 0-0

MINUTË PAS MINUTE

1’ Menjëherë ndalohet ndeshja për shkak të hedhjes së flakadanëve në fushë.

1’ Nis ndeshja me shkelmimin nga qendra të futbollistëve të Partizanit.

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana: Bekaj, Ismajlgeci, Hoxhallari, Behiratçe, Toshevski, Najdovski, Toli, Limaj, Totre, Seferi, Ngo
Trajner: O. Shehi

Partizani: Hoxha, Sota, Belica, Saliu, Marku, Rrapaj, Murataj, Mala, Musta, Stenio Zhunior, Filipoviç
Trajner: I. Daja

Gjyqtar: Eldorjan Hamiti

Asistent i parë: Ridiger Çokaj

Asistent i dytë: Dojando Myftari

VAR: Kridens Meta AVAR: Mario Shazivari