zoom

Aktualitet

FOTO/ Shihni si është bërë shoshë nga plumbat makina e Bardhok Pllanajt

Kjo në foto është makina e Bardhok Pllanajt, “Kumbarit të Shkodrës” që mbeti i vrarë mbrëmë në një atentat në Dajç.

40 plumba kallashnikovi janë qëlluar mbi të, të gjithë në anën e shoferit, ku gjendej Pllanaj. 30 prej tyre kanë përfunduar në trupin e viktimës.

Autorët e qëlluan nga një mjet “Passat” me targa italiane. Makina e tyre u gjet e djegur. Brenda saj ishin edhe dy kallashnikovët që u përdorën në atentat.

Kush është Bardhok Planaj?
Bardhok Planaj, njihet si një biznesmen me reputacion në qytetin verior dhe me lidhje të forta politike. Në shkurt të vitit 2020, ishte një nga të piketuarit e OFL që iu është dërguar formulari. Planaj, i cili ishte banues në Koplik, Shkodër, rezulton se ka qenë i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore.

Ai u arrestua në 2018 pasi kishte një pallat 10-katësh, që 44-vjeçari e kishte ndërtuar pa lejen e organeve kompetente në lagjen “Dobraç”.

Emri i Planajt u lakua për herë të parë në vitin 2014, gjatë operacionit policor “Laguna e Vilunit”, ku u sekuestruan gati një ton hashash. Shtatë persona u arrestuan, por Planaj arriti t’i shmangej kapjes.

Sipas Partisë Demokratike në atë kohë, për t’iu shpëtuar prangave, trafikanti u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku, por ky i fundit mohoi akuzat. Sipas burimeve policore, Gjykata e Krimeve të Rënda kishte vendosur për Planajn masën e “arrestit me burg” për trafik narkotikësh, edhe në maj të vitit 2017, por në rrethana të paqarta rezulton që kjo masë të jetë shuar 2 muaj më vonë. ©Zoom.al