zoom

Politikë

FOTO/ Pas vetëm 45 minutash Rama braktis mocionin,opozita kërkon ndërprerjen e seancës

Kryeministri Edi Rama ka qëndruar vetëm 45 minuta në seancën plenare ku po zhvillohet seanca e mocionit me debat për skandalin McGonigal.

Ndonëse deputetët e opozitës kishin përgatitur secili një seri pyetjesh ndaj tij për mocionin e debatit, kreu i qeverisë është larguar duke shpërfillur sërish parlamentin.

Teksa ka dhënë disa sqarime mbi çështjen ‘McGonigal’, ai ka mohuar çdo bashkëpunim në kundërshtim me ligjin. Ai ka argumentuar se si është përmendur 14 herë në aktakuzë.

Fill pas sqarimit të tij, Rama ka ikur nga salla e Kuvendit, duke pohuar se nuk do të merrej më me sqarime të tilla për opozitën.

Veprimi i tij i largimit demonstrativ nga seanca duket se entuziazmoi ministrat e Ramës, Elisa Spiropali dhe Ulsi Manja.