zoom

Slider

Foto/Pas pamjeve në aeroport, tjera imazhe konfirmojnë lidhjen e Don Xhonit dhe Era Istrefit

Era Istrefi dhe Don Xhoni vazhdojnë të jenë kryefjala në media dhe publik, pasi nga dita në ditë, detaje të reja dalin nga dyshja, që dyshohet se janë bashkë.

Pas fotove në aeroport, ku dyshja dukeshin shumë të afërt, disa foto të reja janë publikuar në rrjet.

Por së fundmi, disa detaje të reja po qarkullojnë në rrjetet sociale ku thuhet se fotot e publikuara janë shkrepur që në muajin Janar dhe se dy artistët kanë udhëtuar së  bashku drejt Maldives.

Detaj i zbuluar nga një faqe e fansave të Erës, tregon pjesë të shkëputura nga postimet e këngëtarëve të cilët duket se ndodhen në të njëjtin vend.


Rreth një vit më parë dy artistët e njohur Era Istrefi dhe Don Xhoni u përfolën për një romancë mes njëri-tjetrit, kjo pasi në rrjet qarkulloi një video e dyshes ku shiheshin pas një makine të ndaluar në rrugë në orët e vona të natës duke biseduar dhe duke u përqafuar me njëri-tjetrin.

Por dyshimet u shuan pasi këngëtarët publikuan bashkëpunimin e tyre të parë muzikor duke i hedhur poshtë thashethemet për një romancë të mundshme mes tyre.