zoom

Aktualitet

Foto/ Pamje të rënda nga aksidenti në Qafë Thanë, makina shpërthen në flakë

Janë siguruar pamjet e aksidentit të regjistruar në Qafë-Thanë, ku një autobus është përplasur me një mjet.

Si pasojë mjeti ka shpërthyer në flakë, ndërsa mësohet se 5 persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve bëhet me dije se dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë për jetën ndërsa tre të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.