zoom

Slider

Foto/ Nuk janë kursyer aspak! Brenda avionëve privatë më ekstravagantë të të famshmëve

Nëse dëshironi vërtetë të dini pasurinë e personazheve të famshëm, atëherë harroni super makinat apo jahtet luksoze që ata kanë, pasi gjithçka ka të bëjë me avionët privatë.

Disa prej tyre kanë shpenzuar miliona në avionë luksozë dhe madje nuk e kanë aspak problem që t’i shfaqin ato para botës.

Teksa shumë yje predikojnë për uljen e emetimeve të dioksidit të karbonit, disa janë vënë nën kritika për makinat e tyre fluturuese që thithin gaz. Dhe shkelësi më i madh, sipas një studimi të ri, është mega ylli i popit, Taylor Swift.

Nuk janë kursyer aspak! Brenda avionëve privatë më

Sipas hulumtimit nga Yard, këngëtarja e famshme ka bërë 170 udhëtime që nga janari, që barazohet me gati 16 ditë të plota në ajër.

Emetimet nga fluturimet e saj kanë arritur në 8,293.54 ton CO2. Yard vëren se kjo shifër është “1,184.8 herë më shumë se emetimet vjetore të një personi mesatar”. Kompania gjithashtu theksoi se fluturimi më i shkurtër i Swift ishte vetëm 36 minuta, diçka që mund të ishte shmangur.

Kim Kardashian ka shpenzuar150 milionë dollarë në avionin e saj privat

Nuk janë kursyer aspak! Brenda avionëve privatë më

Jeta luksoze e 41-vjeçares është dokumentuar prej vitesh në reality show-n e saj hit, “Keeping Up With The Kardashians”.

Pronarja miliardere e Skims thuhet se ka festuar statusin e saj të ri financiar, duke shpenzuar 150 milionë dollarë për avionin e saj privat.

Kanye West  dhe avioni privat i ‘dhuruar’

Nuk janë kursyer aspak! Brenda avionëve privatë më

Avioni privat i Kanye West është pa diskutim një nga më ekstravagantët në botën e të famshmëve. Avioni i 45-vjeçarit është aq i madhe sa mund të mbajë 666 pasagjerë.

Pjesa më e madhe e hapësirës është shndërruar në një banjë luksoze prej mermeri, shumë zona ndenjeje dhe dhoma për të ftuarit. Ka gjithashtu një zonë ngrënieje dhe ndenjëse të rehatshme dhe komode që mund të lehtësojnë mendjen e atyre që kanë frikë nga fluturimi.

Nuk janë kursyer aspak! Brenda avionëve privatë më

Sipas ish-bashkëshortes së Kanye, Kim, avioni iu dha atij nga Team Adidas për markën e tij Yeezy me kompaninë.

Lady Gaga nuk është kursyer për avionin privat prej 80 milionë dollarë

Nuk janë kursyer aspak! Brenda avionëve privatë më

Këngëtarja dhe aktorja e famshme njihet për zgjedhjen e saj të çuditshme të veshjeve të skenës, por pasioni i saj për të udhëtuar me stil nuk është ndryshe.

36-vjeçarja zotëron një avion i cili vlerësohet të jetë deri në 80 milionë dollarë.

Kylie Jenner ka avion privat prej 72.8 milionë dollarë

Nuk janë kursyer aspak! Brenda avionëve privatë më

Ylli televiziv e bleu avionin e saj privat rozë “Global Express” me vlerë 72.8 milionë dollarë përpara Covid-it dhe e përdori për ditëlindjen e saj të 23-të gushtin e kaluar.

Nuk janë kursyer aspak! Brenda avionëve privatë më

Në bord është një dhomë argëtimi, një suitë master dhe një hapësirë e madhe dollapi.

Partneri i saj Travis Scott, 31 vjeç, thuhet gjithashtu se ka avionin e tij luksoz.

Beyonce dhe Jay Z zotërojnë avionin privat prej 40 milionë dollarë

Nuk janë kursyer aspak! Brenda avionëve privatë më

Çifti i famshëm zotëron avionin 40 milionë dollarë, të cilin Beyonce ia dhuroi bashkëshortit të saj në vitin 2012.

Është një nga aeroplanët privatë më të mëdhenj, ku çifti e përdor atë për të transportuar fëmijët e tyre dhe ekipin e plotë të stafit.

Në bord ka një dhomë gjumi të madhe dhe dy banja, megjithëse mund të flejë deri në shtatë pasagjerë, dhe gjithashtu ka një kuzhinë të pajisur plotësisht.

Avioni i Jay Z u emërua gjithashtu si një nga fajtorët më të mëdhenj kur bëhet fjalë për ndotësit e famshëm të ajrit.

Celine Dion dhe avioni i saj privat prej 42 milionë dollarë

Nuk janë kursyer aspak! Brenda avionëve privatë më

Ajo është një nga këngëtaret më të suksesshme të të gjitha kohërave me një vlerë neto mbi 800 milionë dollarë.

Artistja me famë botërore ka blerë një avion privat që kap shifrat e 42 milionë dollarë. Në bord ka disa banja dhe një kuzhinë të plotë.

Tom Cruise ka shpenzuar 20 milionë dollarë për avionin e tij privat

Nuk janë kursyer aspak! Brenda avionëve privatë më

60-vjeçari është i njohur për dashurinë e tij që ka për fluturimet dhe ai ka patentë pilotimi që nga viti 1994.

Aktori i famshëm i Hollywood-it thuhet se zotëron pesë avionë të jashtëzakonshëm, ku më i miri kap vlerën 20 milionë dollarë.

Jo vetëm që mund të transportojë deri në 19 pasagjerë, por ka edhe një dhomë filmash dhe vaskë në bord. Ai gjithashtu ka sediljen e tij të vetme p-51 Mustang, të cilën e bleu në vitin 2001.