zoom

Politikë

FOTO/ Nënkryetarja e Kuvendit thyen Kodin e Sjelljes, në komision me veshje të papërshtatshme

Dy ditë më parë, të gjitha mediat elektronike në vend i bën jehonë lajmit se deputetja socialiste, Eslemvera Zake, duke thyer Kodin e Sjelljes së Deputetit, ishte paraqitur në seancë plenare me një fustan të shkurtër mbi gju.


Në fakt Zake është një deputete e re dhe ndoshta nuk e di që në Kuvend është një Kod Sjelljejw i vitit 2018 dhe që rregullon sjelljen e deputeteve në jetën publike.

Në këtë aspekt, si një deputete e re asaj mund t’i falet paraqitja me një veshtje të tillë në ambinetet e Kuvendit.

Por problemet me veshjen dhe shkeljet e Kodit të Sjelljes nuk mund t’i falet një deputete të vjetër si Ermonela Felaj, e cila mban edhe postin e lartë të nënkryetares së Kuvendit.

Kjo e fundit është shfaqur sot në Komisionin e Ligjeve me një fustan me mëngë zhapone.

Siç shihet edhe në foto, Felaj ka veshur një fusta të bardhë me mëngë zhapone dhe gjatë gjithë mbledhjes duket se ishte edhe vetë në siklet me këtë veshje, pasi shpesh mundohej t’i mbulonte krahët me duar.

E nëse vetë Felaj është ndjerë në siklet nga veshja e saj, imagjino kolegët e saj që ka në krahë.

Kodi i Sjelljes i nenit 8 të tij përcakton se deputeti paraqitet me veshje zyrtare në përshtatje me funksionin që kryen. Natyrisht që në rastin e Felajt vetëm për veshje zyrtare nuk mund të bëhet fjalë.

Kodi i Sjelljes

Neni 8

Paraqitja e deputetit në veprimtaritë parlamentare

  1. Deputeti, në komisionet parlamentare, në seancë plenare dhe në veprimtaritë e tjera parlamentare:
  2. a) ruan solemnitetin dhe imazhin e Kuvendit;
  3. b) shfaq tiparet më të mira të personalitetit të tij;
  4. c) i drejtohet kolegut me fjalë kortezie;

ç) paraqitet me veshje zyrtare në përshtatje me funksionin që kryen. Për qëllim të këtij neni, veshja e deputetit duhet të përmbushë standardet e profesionalizmit dhe të modestisë, pa u bërë shkak debati dhe tërheqje vëmendjeje nga publiku./Zoom.al