zoom

Aktualitet

Foto/Me maskë e kapuç, dalin pamjet e agresorit serb që sulmoi mjetin e TCh në veri të Kosovës

Është zbuluar autori serb i sulmit të kryer ndaj automjetit të ekipit të Top Channel në veri të Kosovës.

Fotografi Jeton Sopa, ka siguruar pamje nga momenti i sulmit, dy persona me kapuçë dhe maskë, shkruajnë me bojë simbole serbe në makinën me logo të Top Channel. Njëri nga autorët më pas pas i heq targën automjetit duke e hedhur në tokë, dhe largohet nga vendi me shpejtësi.


Ndërkohë që protestuesi sulmonte makinën e Top Channel, dëshmitare ka qenë edhe një gazetare, e cila nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen.

Ekipi i Top Channel ka bërë denoncim zyrtar në Policinë e Kosovës në lidhje me rastin.