zoom

Politikë

FOTO/Festa që bëri bashkë politikën, Kryemadhi në një tavolinë me socialistët. Basha …

100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë ka bërë bashkë politikën shqiptare, të majtë dhe të djathtë.

 Me ftesë të ambasadori britanik Alistair King-Smith kanë qenë të pranishëm në këtë aktivitet, politikanë por jo vetëm.

I ftuar ka qenë kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deputetja dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, e cila shihet në një tavolinë me Mimi Kodhelin.

Nga Partia Demokratike vihet re deputeti Ervin Salianji dhe ish-kreu i PD, Lulzim Basha. Ndërsa nuk ka munguar edhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.