zoom

Aktualitet

FOTO/ Dy gëzime në një ditë, Marku bëhet baba për herë të parë në ditën e ditëlindjes së gruas

Boksieri shqiptar Florian Marku është bërë baba për herë të parë, teksa ka ardhur në jetë edhe djali i tij, që çifti ka vendosur t’a quajnë Matin.

Këtë moment e ka bërë publik vetë boksieri nëpërmejt një postimi në rrjetet sociale.

Marku falenderon Zotit që e solli djalin e tij në të njëjtën ditë që gruaja ka ditëlindjen. Dy gëzime në një ditë për boksierin shqiptarë që këtë herë fitoi çmimin më të madh të jetës së tij personale.

“Faleminderit Zotit të Gjithësisë për këtë mrekulli që më solli sot. Në të njëjtën datë që ka lindur dhe nusja, në 27 nëntor. Mire se erdhe në këtë jetë djali im MATIN MARKU 27,11,2021. Zoti të dhëntë shëndet, fat, e një jetë sa më te lumtur ! Babi me Mamin do të duan pa kufi gjithmonë”, shkruan boskieri Marku.