Aplikacion
Viktima është identifikuar si Beni Arshiaj, pa precedentë penalë dhe baba i dy fëmijëve të vegjël.
Atentati ndaj shqiptarit ndodhi rreth orës 21:00. Mësohet se 37-vjeçari është qëlluar dhe vrarë në oborrin e shtëpisë me një plumb në kokë.
Viktima ndodhej në një furgon kur u qëllua për vdekje, ndërsa hetimet vijojnë ende.
Beni Arshiaj sapo ishte kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar furgonin e tij kur u vra.
Automjeti ishte ende i ndezur kur mbërriti policia. Mbetet për t’u sqaruar dinamika dhe motivi i vrasjes.