zoom

Sport

Formacioni i mundshëm i Spanjës në ndeshjen kundër Kosovës

Spanja e pret Kosovën na La Cartuja në ndeshjen e parë mes tyre.

Në parashikimet e mediave spanjolle, Spanja pritet të startojë me formacion më të mirë se sa  ndaj Gjeorgjisë.

Unai Simon do të jetë përsëri në portë. Sergio Ramos do të rikthehet në formacionin zyrtar, pasi u pushua në ndeshjen e kaluar.

Krah tij në mbrojtje pritet të jetë Eric Garcia i Manchester Cityt. Llorente e Alba pritet të jenë në krahët e mbrojtjes.

Mesfusha pritet të jetë me Busquets, Koke e Pedri, ndërsa sulmi me Morenon, Torres e Olmo.