zoom

Aktualitet

“Fluturon” motori në Korçë, drejtuesi përplas kokën në trotuar

Një motorist u aksidentua mbrëmjen e kësaj të mërkure në afërsi të bulevardit “Republika” në Korçë.

Ai ishte punonjës i një subjekti privat, kur u rrëzua nga motori dhe u përplas në kalldrëmin e trotuarit.

Përplasja ishte e fortë, duke i shkaktuar drejtuesit goditje në koke dhe frakturë në një prej gjymtyrëve të sipërme.

I aksidentuari ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Shkak për aksidentin dyshohet se është bërë shpejtësia e lartë me të cilën motoristi po lëvizte në rrugë dhe një manovër e gabuar që ai ka bërë.