Aplikacion
Boksieri shqiptar, kampion bote në peshën “Welter” në kategorinë IBF International ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka njoftuar se javën e ardhshme do të japë detaje për ndeshjen e rradhës.
“Javën që vjen do ju tregoj për ndeshjen e rradhës në mes të Tiranës. Mezi e kam pritur nje ndeshje pas kaq vitesh para publikut tim”, shkroi Marku në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.
Një lajm shumë i rëndësishëm edhe për tifozët shqiptarë që mezi kanë pritur të shikojnë kampionin e tyre në Tiranë në një ndeshje boksi.