zoom

Politikë

Flakë për flakë! Balla i kthehet Metës: E paske tharë shishen e rakisë së dëllinjës

Vijon replika në distancë mes kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe Presidentit Ilir Meta.

Pas reagimit të këtij të fundit se “Presidenti është gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës!”, vjen një tjetër reagim nga Balla, i cili thekson me ironi se “Likja e paska tharë që në mëngjes shishen e rakisë së dëllinjës”.

“Likja e paska tharë që në mëngjes shishen e rakisë së dëllinjës! Tani vazhdo me kumbullën Like dhe në darkë kalo ke rrushi, se LSI-së s’ke ça i pi më! Po Elbasanin mos e kujto fare se do të duhet raki pishe pastaj!”-shkruan Balla.