zoom

Sport

Fitorja kërkon sakrificë! FOTOT tmerruese tregojnë vuajtjet e sportistëve

Të gjithë e dimë se të marrësh pjesë në Lojëra Olimpike kërkon një qëndrueshmëri të madhe fizike, dhe këto foto të publikuara së fundmi mund t’ju trembin por ajo është një punë e tërë e bërë mbrapa për të fituar një medalje.

Bored Panda ka grumbulluar në sajtin e saj, një sërë imazhesh të sportistëve, me damarë që gati po shpërthejnë, me duar të gjakosura, me muskujt e këmbëve që duken në detaje.

Në mesin e fotove është një ku shihen këmbët me kofshët e fryra të çiklistëve pas një gare të gjatë.

Një tjetër tregon këmbët e njomura të kampionit të notit, Maarten Va nder Veijden pas 163 km qëndrimi në ujë.

Ja pra që të fitosh një medalje nuk është aspak e lehtë.